zoom

Slider

Goglat ledhatojnë Tiranën, zbuloni kundërshtarin e bardhebluve në turin e parë

Goglat përkëdhelin e kampionët e Shqipërisë. Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës nga UEFA, bardheblutë ishin me fat.

Në turin e parë të Champions League, Tirana do të sifdoj Diddeleng, kampionët e Luksemburgut, një kundërshtar modest dhe i kalueshëm për 26 herë kampionët e vendit, që po ndërtojnë një skuadër kompetitive.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në transferta, ndërsa e kthimit në Tiranë.

Ndërkohë edhe Ballkani, i drejtuar nga Ilir Daja ka mësuar kundërshtarin. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë Zalgiris./zoom.al/