zoom

Politikë

Goditje me grusht në Kuvend, degjeneron situata/ Deputeti i PD-së godet atë të PS-së

Ka nisur me tensione seanca plenare e Parlamentit. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka goditur me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri ka nisur për shkak e deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.

Deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren e Kuvendit, ku nuk nuk kanë munguar as konfrontimet fizike me grushte.

Ndërkohë që deputetët e opozitës janë penguar nga Garda e Republikës.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të largohen nga salla e Parlamentit, efektivët e Gardës së Republikës.

“Të dalë jashtë garda! Nxirrni gardën e republikës,”- janë shprehur deputetët e PD, të cilët janë përplasur me socialistët.

Postime të lidhura