Aplikacion
Pjesë e këtyre grupeve, veç subjekteve me rekorde kriminale, u evidentuan të ishin edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona melidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.
Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.
SPAK tha se ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin që ndodhet në burg për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojrat e fatit në këtë qytet duke mbështetur e bashkëpunuar me biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka që ndodhet në arrest në kuadër të dosjes “Metamorfoza” dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora.
7 grupet kriminale të shkatërruara:
Ervis Martinaj Fushë-Kuqe
Arben Ndoka Lezhë
Emiljano Shullazi Durrës
Astrit Avdulaj Durrës
Durim Bami Fushë-Krujë
Duka-Hyseni Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi Rrëshen