zoom

Të gjitha

Goditi për vdekje fëmijën, zbulohet identiteti i drejtuesit të skafit, ish-shef i komisariatit

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Detaje të tjera zbardhen nga ngjarja e rëndë ndodhur pak minuta më parë në Himarë, ku një fëmijë 5 vjeç është përplasur për vdekje nga një skaf.

Fëmija ndodhej me pushime me familje, dhe se në momentin e ngjarjes ndodhej në breg të detit në Potam, në një zonë aspak të rrezikshme.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur fëmijën në sy të prindërve të tij.

Fëmija për shkak të  plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili është arrestuar, ka deklaruar se ka pasur një probleme teknik në skaf.

Kush është Arjan Tase?
Arjan Tase, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm ku në plazhin e potamit ku humbi jetën një i mitur rezulton I pezulluar nga detyra pasi dyshohej se shpërdoroi detyrën pasi nuk kishte kryer kontrolle në një zonë ku ishte mbjellë kanabis.

Fillimisht ndaj tij përvec pezullimit të detyrës gjykata caktoi edhe masën e detyrimit për tu paraqitur. Por, apeli rrëzoi akuzat ndaj tij, pasi sioas gjykatës nuk u gjetën prova për akuzat e ngritura

Postime të lidhura