zoom

Aktualitet

Goditi me th*kë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Kamëz

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Gjithashtu është proceduar një tjetër 17-vjeçar, i cili ka goditur me grushte autorin e dyshuar të plagosjes.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 16 mars në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz.

Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Postime të lidhura