zoom

Aktualitet

Goditi gruan me thikë dhe u arratis! Si ndodhi ngjarja, vajza e çiftit u përball me skenën e rëndë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.10 në Korçë, ku Marjola Myrtellari u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, Aleko Myrtollari.

Çifti, prindër të 3 fëmijëve, janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda banesës së tyre dhe pas agravimit të situatës 46 vjeçari ka goditur gruan me thikë.

Pas ngjarjes, ai është arratisur ndërsa ka qenë vajza e madhe e çiftit që është përballur me skenën e rëndë, pasi është futur në shtëpi.

38-vjeçarja është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Çifti i bashkëshortëve kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj janë zhvendosur në Korçë në një banesë me qira.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.