Aplikacion
Në krye të grupit qëndronte një kineze, Yhong Yang, 52 vjeçe.
Ajo i rekrutonte vajzat nga Kina dhe Filipinet, së bashku me një mikeshën e saj.
Ato i sillnin vajzat e huaja në Tiranë, ku i shfrytëzonin seksualisht.
Gjatë operacionit, policia vuri në pranga tutoren kineze, ndërsa bashkëpunëtorja e saj është në kërkim.
Vajzat që shfrytëzoheshin janë vënë nën hetim.
Nga ana tjetër, Sektori për Hetimin e Trafiqeve po heton nëse dokumentet për vajzat e huaja bëheshin nëpërmjet vizave të rregullta pune apo përmes dokumenteve false.