zoom

Aktualitet

Goditet për vdekje në aksin Fier-Vlorë/ E moshuara po kalonte rrugën (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e së premtes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja ku një e moshuar ishte duke kaluar rrugën.
Ndërsa kalonte, e moshuara është goditur nga një automjet e për pasojë ka humbur jetën. Pas aksidentit, është bllokuar edhe rruga duke bërë që të krijohen radhë kilometrike.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç nga Lushnja, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, që besohet se është rreth të 70-ve.

Për pasojë gruaja ka ndërruar jetë. Uniformat blu njoftojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimior, që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)