zoom

Aktualitet

Goditet grupi me 7 persona i trafikut të eksplozivëve Kosovë-Shqipëri, Vocaj jep detajet (EMRAT)

Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me trafik të lëndëve eksplozive.

Trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri dhe 40 kg lëndë luftarake u sekuestruan.

Edhe drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të forcave të rendit.

“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri.

Në orën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë.

U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare.

203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, tha ai.

Në aksion kanë marrë pjesë RENEA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare.

Sipas burimeve janë ndaluar 7 persona, mes të ndaluarve ka edhe shtetas nga Kosova. /ZOOM.AL/