zoom

Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës, dhjetëra arrestime mes Italisë, Shqipërisë dhe Spanjës

Një operacion i madh antidrogë nga policia italiane ka çuar në arrestimin e 27 personave në Itali, Shqipëri dhe Spanjë.

Policia goditi një organizatë kriminale që përdorte Qendrën e Pritjes së Jashtëzakonshme në Via della Riserva Nuova në Romë si bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Hetimi zbuloi se objekti ishte gjithashtu një vend rekrutimi për migrantët nigerianë, mbajtës të lejeve të qëndrimit të përkohshme, të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike, zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe regjistrim fiktive të pasurisë.

Prokuroria italiane ka lëshuar 20 masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”. Raportohet se sasi të mëdha droge janë importuar nga Vlora dhe janë shpërndarë në të gjithë Evropën falë një aleance mes grupeve kriminale shqiptare dhe nigeriane.

Grupi përdori transportin publik për të shpërndarë drogë ndërkombëtarisht. Ndërkohë mësohet se janë bërë disa arrestime u bënë në Vlorë dhe në provincën e Barcelonës .