zoom

Aktualitet

Goditet “foleja” e prostitucionit në qendrën e masazhit, arratiset pronari. Pranga menaxheres…

Një tjetër “fole” prostitucioni është zbuluar dhe goditur sot në kryeqytet, e kamufluar pas qendrave të masazhit apo SPA.

Policia e Tiranës konfirmoi se finalizoi nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe, operacionin e koduar “Fusion”. Pronari 19-vjeçari i qendrës arriti të arratisej dhe u shpall në kërkim.

Në pranga ra menaxherja e qendrës së masazheve, së bashku me një punonjëse, teksa po procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, që besohet se janë klientë nga dëshmitë paraprake të mbledhura prej agjentëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”. Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse). U proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /ZOOM.AL/