zoom

Lajme

Goditën me thikë babain e Lamine Yamal, arrestohen 3 persona

Policia ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona pasi goditjes me thikë të babait të lojtarit spanjoll Lamine Yamal .

32-vjeçari Mounir Nasroaui u dërgua me urgjencë në spital të mërkurën mbrëma pasi u godit me thikë në gjoks dhe brinjë në lagjen e Rocafonda në Mataro në veri të Barcelonës, ku u rrit superylli i futbollit.

“Ajo që mund të themi është se goditja me thikë ka ndodhur në orën 21:10 në një parking dhe arrestimet janë bërë disa orë më vonë dhe tre personat e arrestuar janë në paraburgim”, njoftoi policia.

I pagosuri është dërguar në spitalin e Barcelonës, informon policia. Dyshohet se autorët dhe babai i futbollistit janë përfshirë në një incident të mëparshëm.

“Ai incident dhe rrethanat rreth goditjes së mëvonshme me thikë dhe nëse dyshohet se burrat e përfshirë u përplasën me njëri-tjetrin ose të dyshuarit i bënë  pritë viktimës është ende nën hetim dhe është një pjesë e rëndësishme e hetimit sepse do të përcaktojë akuzat ndaj të arrestuarve”, thuhet në njoftim.

Plagët me thikë nuk kanë prekur asnjë organ vital dhe  32-vjeçari nuk është në rrezik për jetën.

Një person i katërt është në kërkim policia sipas mediave lokale.

Mounir u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin Germans Trias i Pujol në Barcelonë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte në mesin e atyre që vizituan në spital babanë e anësorit të Barcelonës.