zoom

Aktualitet

Goditën me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren, shpallet në kërkim ish-banorja e BBV dhe e motra

Policia ka shpallur në kërkim Antonela Berishën dhe motrën e saj, Marinela pasi akuzohet se kanë goditur me shishe qelqi në restorant 24-vjeçaren Klea Prenga.

Ishte vetë e reja që denoncoi publikisht ngjarjen në një postim në rrjetet sociale ku tregonte dëmtime e rëndë që kishte marrë në fytyrë.

Ndërkohë ish-banorja dhe motra e saj janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Si ndodhi ngjarja

Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga denoncon publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant.

Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, ajo pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush i afrohet dhe e godet me gotë xhami.

E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore.

Postimi i plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.

Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Do jua çjerr maskën shumë shpejt.

Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.

Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.