Aplikacion
Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur 27 herë me thikë shtetasin Eder Drozi.
Mësohet se dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Eder Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër. Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin, duke e lënë të plagosur.
Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë.
Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë.
Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.