Aplikacion
Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjës, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë, në katet që shërbejnë si qendër tregtare.
Mendohet se ka qenë e mbyllur, por flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.
Zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.
Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër.
Pallati i qendrës tregtare ku ka rënë zjarri sot në Lushnjë besohet se është përhapur për shkak të lëndës së parë të godinës. Veshja e bërë me polisterol, si në precedentin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, pak muaj më parë. /ZOOM.AL/
None found
Zbulohet se çfarë i tha rreshteri Zonjës së Parë, Melania gjatë kërcimit në Ballon Presidenciale