zoom

Lajme

“Godet” Dashnor Sula: Nëse Berisha mund Ramën, do i ulem në gjunjë dhe do i puth këmbët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, shpjegoi edhe një herë vendimin për t’u tërhequr nga logoja e PD-së në garën e 11 majit, pasi Sali Berisha e la jashtë listave të mbyllura.

Sula shprehu bindjen se më 11 maj Partia Demokratike humbet zgjedhjet, duke shtuar se opozita sot po mbahet peng nga Sali Berisha.

Ai shtoi se përjashtimi i tij nga listat erdhi për shkak të qëndrimit që ai ka pro SPAK-ut, ndërsa sulmoi edhe Adriatik Lapajn e partinë e tij se është zgjatim i Berishës.

Për këtë arsye, tha Dashnor Sula, u largua edhe partia “Shqipëria Bëhet”.

“Më kontaktoi Noka në kohën kur u mor vesh që nuk isha dakord me sjelljen e Lapajt… Lapaj humbi e shansin e jetës së vet politike se mandatin e parë do ta kishte në Elbasan… Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin.

Jam i qartë nëse Sali Berisha … mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s’do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë… të çlirojë PD që ndonëse është opozitë, të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng, PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha”, tha Dashnor Sula në “Report TV”./ Zoom.al

Postime të lidhura