zoom

Aktualitet

Gjyshërit e 6-vjeçares së dhunuar: Manipulim, nusja na do në burg

Detaje të reja nga ngjarja e rendë në Kamëz ku një vajzë 6-vjeçare është dhunuar nga babai i saj, Rajmond Kunora.

Pas dëshmisë së rëndë të nënës flasin dhe dy gjyshërit e vajzës, Nikoll dhe Marie Kunora, prindërit e Rajmondit.

Ata kanë dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku kanë akuzuar nusen për manipulim të ngjarjes. Sipas tyre, nusja ka tentuar disa herë t’i burgosë në të kaluarën, duke sajuar situata sikur është dhunuar nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti.

Gjyshja ka treguar se çifti ishte ndarë para 6 vitesh, sepse ajo e kishte tradhtuar dhe u bashkuan për hir të vajzës. Para se të bashkohej me babanë, vajza ka qenë në spital me këmben e thyer dhe sipas tyre nuk dihet shkaku.

Mamaja e Rajmondit shprehet se gjatë një bisede telefonike me nusen ajo i ka thënë që shumë shpejt do e shohin se kush është dhe se çfarë do i bëj Rajmondit.

Ata mohojnë që djali i tyre mund ta ketë dhunuar vajzën e tij pasi mezi priste ta takonte se gjatë këtyre viteve e kishte takuar shumë rrallë.

“Nusja ka dashur të na fus në burg, edhe neve, edhe djalin. Ata u ndanë para 6 vitesh se ajo e tradhtoi. Për shumë vite nuk na ka lejuar ta takojmë mbesën. Vajza para disa muajsh shkoi në spital me këmbë të thyer, nuk e dimë shkakun. Nusja ka tentuar disa herë të fus në burg djalin, mori urdhër-mbrojtje”, tha gjyshja.

Kjo e fundit shton se e ka pyetur ish-nusen nëse ka folur me vajzën, e kjo e fundit ka thënë se nuk e ka prekur. Sipas gjyshes, as nusja nuk e beson se ka abuzuar me të.

Nga ana tjetër, gjyshi i 6-vjeçares kërkon që të zbardhet e vërteta dhe të dënohet fajtori.

“Djali im nuk e ka bërë diçka të tillë, ky është manipulim. Rajmondi nuk ka qenë kurrë i dhunshëm. Nëse e ka bërë, ai është djali im, por nuk do i flas”, tha Nikolla.

Postime të lidhura