zoom

Slider

Gjyqtari i dhunuar në Turqi thyen heshtjen nga spitali: Më tha “do të të vras!”…

Gjyqtari Umut Meler u dhunua ditën e djeshme nga presidenti i Ankaragyçy, Faruk Koça.

Ai ka deklarur se presidenti i klubit e goditi me grushte dhe më pas kur ra në tokë u dhunua edhe nga persona të tjerë.

Gjyqtari Umut Meler u shpreh se Faruk Koça e kërcënoi se do ta vriste, ndërsa shtoi se do të ngrejë padi ndaj dhunuesve.

“Faruk Koça më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe rashë në tokë. Për aq kohë sa isha në tokë, njerëzit më goditën disa herë me shkelm në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Faruk Koça para gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: “Do të të vras”! Do të bëj denoncim kundër atij dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis.

Kjo është gjithçka që duhet të them”, deklaroi arbitri Meler. /ZOOM.AL/