Aplikacion
Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.
Çështja në Apel po shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.
Pasi u këshilluan në Dhomë për të marrë vendim nëse do të legjitimojë palën e PD zyrtare në këtë proces mes berishës dhe Bashës për vulën, trupa gjykuese vendosi të rezervojë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën në fund të çështjes, me shkrim.
“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese.
Ndërkohë gjyqi po vijon me parashtrimet e pretendimeve të palëve. Duke iu referuar procedurave ligjore, Gjykata ka të drejtë që për kërkesa të tilla të mos shprehet, por të shprehet në fund të çështjes me shkrimin, ne vendimin përfundimtar. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë