zoom

Lajme

Gjyqi për vulën, Apeli cakton treshen e gjyqtarëve që do vendosin fatin e PD-së (Emrat)

Një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për padinë e vulës së Partisë Demokratike, vjen një tjetër zhvillim juridik për çështjen.

Janë caktuar edhe 3 gjyqtarët, që do të shqyrtojnë në Apel çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Mësohet se relator është caktuar Alma Ahmeti, teksa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqtarësh do të jetë final për fatin administrativ të PD-së dhe rrjedhimisht për kryetarin e saj.

Kreu i grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, i bëri thirrje Apelit sot që t’i jepte sa më parë fund absurdit të krijuar, sepse kjo situatë dëmtonte vetëm opozitën. /ZOOM.AL/