Aplikacion
Në disa foto të publikuara nga LSA shfaqet aktorja e njohur, e vetme, duke dalë nga gjykata.
Sot është mbajtur edhe seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, të cilët kanë edhe një vajzë nga martesa e tyre.
Princ Leka dhe Elia Zaharia prej kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit. Ata u bënë viralë me videon e dhunës në oborrin mbretëror, ku Elia me pretendimin se ish-burri i kishte goditur babanë, dhunoi Princ Lekën.
Prokuroria vijon hetimet për disa vepra penale, përfshi edhe rrjedhjen e videos nga Policia e Tiranës në media. /ZOOM.AL/