Aplikacion
Vendimi erdhi pas rritjes së tensioneve mes të dyve dhe pas një kërkese për një ndryshim në datën e një konferencë të mëparshme që ishte planifikuar për në mes të shkurtit, e cila tani do të zhvillohet javën e ardhshme.
Gjykatësi federal, Lewis J. Liman, ka urdhëruar të dyja palët të përgatiten për një gjyq më 9 mars 2026 dhe ka paralajmëruar avokatët të jenë të gatshëm të adresojnë çështjet që lidhen me ndikimin e mundshëm të publicitetit dhe sjelljen e palëve para gjykatës.
Liman ndërmori këtë veprim pasi avokatët e Lively argumentuan se një përfaqësues i Baldonit po tentonte të ndikonte në procesin gjyqësor duke krijuar një faqe interneti për të shpërndarë dokumente dhe komunikime të zgjedhura mes të dy aktorëve. Sipas avokatëve të Lively, kjo fushatë jashtëgjyqësore ka për qëllim të dëmtojë reputacionin e aktorës dhe të krijojë një ndikim negativ te juria.
Një nga avokatët e Baldonit, Bryan Freedman, është akuzuar për angazhim në një fushatë për të ndikuar në procesin gjyqësor dhe për të prishur imazhin e Lively. Avokatët e saj kërkuan që këto praktika të ndalohen menjëherë për të ruajtur integritetin e gjykatës.
Blake Lively ka paditur Baldonin dhe kompaninë e tij të prodhimit në fund të dhjetorit për ngacmim seksual dhe për dëmtimin e reputacionit të saj, duke kërkuar dëme të paspecifikuara.
Nga ana tjetër, Justin Baldoni ka ngritur një paditje të veçantë kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke i akuzuar ata për shpifje dhe kërkuar një dëmshpërblim prej të paktën 400 milionë dollarësh.