zoom

Bota

Gjykatësja pushon çështjen e Trump për dokumentet e klasifikuara

Gjykatësja Aileen Cannon në Florida ka pushuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë kundër Donald Trump.

Gjyqtarja e mori vendimin pas një seance dëgjimore në të cilën ekipi ligjor i ish-presidentit i kërkoi asaj të hiqte akuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm Jack Smith, dhe veçanërisht pasi gjykata supreme tha se presidenti ka imunitet për aktet zyrtare.

Ekipi i Trump kishte argumentuar se ai është viktimë e ndjekjes penale selektive dhe është duke u shënjestruar nga demokratët teksa kërkon të rimarrë presidencën.

Vendimi erdhi në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane dhe pas një atentati ndaj ish-presidentit amerikan gjatë fundjavës.

Trump është deklaruar i pafajshëm  për disa akuza në lidhje me trajtimin e tij të dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë fshehjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

“Gjykata është e bindur se ndjekja penale e këtij veprimi nga Këshilltari Special Smith shkel dy gurë themelorë strukturorë të skemës sonë kushtetuese – rolin e Kongresit në emërimin e zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në autorizimin e shpenzimeve me ligj,” tha Cannon.

Smith ngriti akuza kundër Trump në Florida, vendi i rezidencës private të Trump në Mar-a-Lago, duke pretenduar se ai kishte keqpërdorur dokumente të klasifikuara kur u largua nga detyra. Gjykatësja Cannon e dyshoi faktin që Smith mblodhi një juri të madhe në Uashington, D.C. – një juridiksion famëkeq anti-Trump – dhe jo në Florida.

Nuk është e qartë nëse vendimi i Cannon ndikon në ndjekjen penale të veçantë të Smith ndaj Trump për akuzat e lidhura me 6 janarin në Uashington.