zoom

Aktualitet

Gjykata rrëzon Berishën e Malltezin, s’përjashtohet as gjyqtarja, SPAK: Ish-kryeministri theu masën

Prokuroria e Posaçme akuzon ish-kryeministrin Sali berisha se ka shkelur masën e sigurisë.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi dëgjoi palët, vendosi sot që të rrëzojë kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në një më të lehtë ose në gjendje të lirë.

Gjithashtu mësohet se GJKKO nuk pranoi as kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ne seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë arrest në shtëpi, duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI 3, me të cilët bisedoi për situatën dhe dha reagime publike.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij akuzohen për “Kompleksin Partizani”. prej 30 dhjetorit 2023 Berisha ndodhet në arrest shtëpiak, teksa në më pak se dy muaj rrezikon të djegë edhe mandatin në Parlament pasi nuk është paraqitur. /ZOOM.AL/