Aplikacion
Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD. Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Këshilli Kombëtar i PD, më datë 27 korrik 2023, ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Basha, nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.
“Përfaqësimi ndaj të tretëve bëhet nga kryetari, as nga Këshilli Kombëtar. Kanë tagër të caktimit ose zgjedhjes së një kryetari të ri”, tha përfaqësuesi ligjor i zotit Basha për mendiat pas përfundimit të seancës.
Kurse përfaqësuesi ligjor i Bardhit, Marash Logu, tha se Basha nuk është faktikisht kryetar i PD dhe ky është absurd ligjor dhe faktik.
“Sot Gjykata e Lartë është një gjykatë në vlerësim të ligjit. Seanca e sotme u shty për në 30 prill. Në kohën që u kërkua ky vendim nuk i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës. Zbardhja e vendimit në Gjykatën e Lartë mori kohë.
Presim një reflektim dhe një gjykim të drejtë. Lulzim Basha nuk është kryetar o PD dhe nuk mundet që drejtimi i PD, legjitimitet i forcës opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë. Është një çështje absurdi. Ndaj zoti Bardhi kërkoi që emri i Bashës të fshihej si kryetar i PD. Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD”, tha ai. /ZOOM.AL/