zoom

Aktualitet

Gjykata merr vendimin për Arlen Hasanajn, akuzohet se vuri tritolin në shtëpinë e Dukës

Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.

Arlen Hasanaj

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash ku i riu ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimit në zonë shfaqet policia.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Zoom.al, në orën 22:03 para portës së Armando Dukës shfaqet një person i maskuar dhe me doreza. Ai ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse dhe më pas e hedh tek porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodh shpërthimi.

 

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)