Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Gjevi Ndokën, që është vëllai i ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka. Mes të dënuarve është edhe motra Mimoza Ndoka. Dosja për tjetërsimin e pronave çoi pas hekurave shumë persona. Në fund të hetimeve u sekuestruan pasuri me vlerë 55 mln euro. Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror në 75 pasuri të ndryshme që tashmë i kalojnë shtetit. Personat e arrestuar që janë dënuar tjetërsuan prona të shumta në bregdetin e Shëngjinit.
Lista e të dënuarve:
Gjevi Ndoka
Mimoza Ndoka
Emanuel Gjura
Zef Lazri
Blendi Ndoka
Luigj Paloka
Paulin Simoni
Vlash Gaxulli
Genc Zeneli
Kol Lleshi
Marjeta Përskura