zoom

Aktualitet

Gjykata lë në burg 59-vjeçarin që akuzohet se ngacmoi të miturën: Nuk i njoh, u zura me…

Gjykata e Korçës dha masën “arrest me burg” për 59-vjeçarin që akuzohet se ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren në fshatin Pojan. Anesti Sala nuk e ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.

Ai ka deklaruar se është ndeshur me ata në një moment të vetëm, kur kanë pasur një debat që sipas tij është zhvilluar në gjendje të dehur. Ai pretendoi se konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës dhe nuk ka bërë asnjë ngacmim me natyrë seksuale.

Ndërkohë, gjyshja e 12-vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin, por sqaroi se kjo ndodhi për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes të mbesës së saj. /ZOOM.AL/