zoom

Aktualitet

Gjykata e la në arrest shtëpie, Flora Ndreca shpërthen në lot: I kemi dhënë jetën AlbControl-it

Gjatë ditës së sotme u zhvillua seanca gjyqësore për tre kontrollorët e trafikut ajror të Rinasit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Flora Ndrecën dhe arrest me burg për dy kontrollorët e tjerë, Muhin Mezini dhe Armando Fezgajn. Në seancën e sotme gjyqësore, me dyer të mbyllura nga kqyrja e mesazheve të lexuara ka dalë edhe urdhri i një personi të katërt i cili shkruante “bllokoni kullën”. Gazetasi.al raporton se gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person.

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Ndaj gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë ta identifikojë këtë person. Flora Ndreca, e cila u la në arrest shtëpie, mësohet se ka shpërthyer në lot gjatë seancës duke deklaruar se i kishte falur jetën detyrës që kryente në Rinas.

Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij.

Dy të dyshuarit e tjerë Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët u lanë në arrest me burg thanë se kanë komunikuar në whatsapp, pasi kanë rol në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror. Armando Fegza, deklaroi se kishte porositur dhomat për të pushuar në hotelin pranë aeroportit stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi i tij.

Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar.