E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër shpallet data për zgjedhjet e parakohshme

16/03/2023
in Bota, Slider
0
Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër shpallet data për zgjedhjet e parakohshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars dhe sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri më 17 mars të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviçi.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Sot, 90 ditë pasi janë miratuar ndryshimet në Ligjin për president, në bazë të të cilave Miograd Llekiq u propozua për mandatar të Qeverisë, ky legjislacion u botua në Gazetën Zyrtare.

Llekiq dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte Qeverinë e re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh.

Gjukanoviç kishte thënë se ndryshimet në Ligjin për president ishin kundërthënëse dhe këshilltarët e tij ligjorë e dërguan atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Ligji u ndryshua në dhjetor nga shumica parlamentare që përbëhet nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe Lëvizja URA.

Përmes ndryshimeve ligjore, shumica parlamentare mori autoritetin kushtetues të presidentit të shtetit, pasi Gjukanoviq, për arsye formale, refuzoi që të mandatonte Llekiqin për formimin e Qeverisë së re.

Partnerët ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të krijojë Qeverinë e re bazuar në ligjin e ndryshuar, duke argumentuar se do të vihej në pikëpyetje legjitimiteti i ekzekutivit. Ata këtë mendim e bazuan edhe në opinionin negativ që dha Komisioni i Venencias sa i përket ndryshimeve në Ligjin për president.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: GjukanovicMali i Zizgjedhje

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

U dënua nga gjykata, Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë më 14 maj
Politikë

U dënua nga gjykata, Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë më 14 maj

20/03/2023
Nuk ka fitues në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe Millatoviç shkojnë në balotazh
Bota

Nuk ka fitues në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe Millatoviç shkojnë në balotazh

20/03/2023
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Dalin rezultatet e para, Gjukanoviç dhe Milatoviç në raundin e dytë
Aktualitet

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Dalin rezultatet e para, Gjukanoviç dhe Milatoviç në raundin e dytë

19/03/2023
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, BE publikon aneksin për të cilin u negociua mbi 10 orë
Politikë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, BE publikon aneksin për të cilin u negociua mbi 10 orë

19/03/2023
Mali i Zi në zgjedhje, sot vendi cakton Presidentin
Bota

Mali i Zi në zgjedhje, sot vendi cakton Presidentin

19/03/2023
I la jashtë zgjedhjeve/ Alibeaj shpërthen kundër Celibashit:S’ndau faktet nga tifozeritë personale
Aktualitet

I la jashtë zgjedhjeve/ Alibeaj shpërthen kundër Celibashit:S’ndau faktet nga tifozeritë personale

14/03/2023
Lajm i rradhës
Rama fshihet pas Ballukut, Zv.kryeministrja firmosi VKM-në që i jep Portin e Durrësit privatit

Rama fshihet pas Ballukut, Zv.kryeministrja firmosi VKM-në që i jep Portin e Durrësit privatit






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
Ekonomi

Qeveria do të shesë me ankand ndërtesat që do të konfiskojë. Paratë shkojnë në “fond të veçantë”

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In