zoom

Të gjitha

“Gjoksi im është…”/ Çfarë fshihet pas të brendshmeve të Bebe Rexhës ?! (VIDEO)

Mjafton një foto e saj dhe e gjithë vëmendja e rrjetit kthehet nga ajo. Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, këngëtaren me origjinë shqiptare e cila sërish ka provokuar me format e saj të kolme.

Së fundmi autorja e hitit “Meant to be” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video me lëvizje provokuese. Këngëtarja shihet në video me të brendshme të bardha të firmës “Adore Me”.

https://www.instagram.com/p/CemPYdBuN7I/

31-vjeçarja është e famshmja e parë që bashkëpunoi me markën e famshme të të brendshmeve për një koleksion me tre pjesë. Dhe për pjesëmarrjen e parë të këngëtares në botën e dizajnit, ajo u sigurua që dantella, prerja e të brendëshmeve të nxirrnin në pah pjesët më seksi.

“Unë jam e gjitha për pranimin e trupit dhe isha shumë e emocionuar që do të bashkohesha me një markë që beson vërtet në këtë dhe e ka bërë këtë për një kohë të gjatë”,– tha Rexha për PEOPLE. “Si një artiste e famshme me forma të bollëshme, shpresoj t’i frymëzoj gratë që të duan trupin e tyre dhe të ndjehen të bukura në çdo mënyrë.”

Bebe njihet për postime të tilla. Ju kujtojmë që disa ditë më parë artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar në Instastory një foto e veshur me një xhaketë ngjyrë rozë që i nxirrte në pah deklotenë.

“Gjoksi im duket mrekullueshëm sonte”, shkruante ajo krahas fotos./L.K

/Zoom.al

 

 

Postime të lidhura