Aplikacion
Pavarësisht se u ndërtua me taksat e shqiptarëve, kalimi në tunelin e Llogarasë do të kushtojë 5 euro për automjet dhe pagesa nis vitin e ardhshëm.
Punimet për ndërtimin e tij u realizuan nga kompania turke Intekar Yapi Turizm Elektrik në bashkëpunim me kontraktorin shqiptar Gjoka Konstruksion.
Tuneli, me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, u inagurua ditën e premte (5 korrik) ku e gjithë qeveria zbarkoi në Vlorë për ceremoninë zyrtare.
Por sa para do të shkojnë në xhepat e Gjoka Konstruksion nga tarifa 5 euro që do të aplikohet për cdo automjet që kalon në tunel nga viti i ardhshëm.
“Tuneli i Llogarasë- 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ministrja Balluku.
Nëse bëhet një përllogaritje e thjeshtë: 22.000 makina x 5 euro për cdo mjet = 110,000 euro për “Gjokën”.
Ndërkohë vetëm në 3 muaj vere Gjoka Konstruksion u merr qytetarëve e turistëve 9.9 ml euro nga tarifa.
U arratis pasi përplasi për vdekje 40-vjeçarin/ Momenti kur policia prangos shoferin (EMRI+VIDEO)