zoom

Aktualitet

GJKKO shtyn për në ditën e protestës seancën ndaj Berishës dhe dhëndrit. Më 11 korrik vendoset…

Gjykata e Posaçme shtyu për më 11 korrik seancën gjyqësore për ish-kryeministri Sali Berisha.

Duket si një koiçidencë, por pikërisht në këtë datë dhe sipas procedurës pas seancës, do mbahet edhe protesta kombëtare e opozitës, e thirrur pikërisht nga lideri i saj.

Seanca për informacion 2 mujor për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, njoftohet se do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij ndodhen në arrest shtëpiak prej vitit të kaluar dhe u janë rrëzuar disa kërkesa radhazi për ndryshim mase apo lirim në të trija shkallët. SPAK i akuzon për dosjen e kompleksit “Partizani”, me falsifikim dhe shpërdorim detyre, akuza që janë mohuar vazhdimisht.

Me kalimin e ditëve SPAK ndodhet edhe afër mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të çështjes për gjykim pasi po bëhet gati një vit nga nisja e procesit. Berisha i ka mohuar akuzat, duke i quajtur politike, të stisura nga SPAK, i cili i bindet kryeministrit Edi Rama.

Prej gjashtë muajsh ish-kryeministri nuk shkon në Parlament, por sipas juristëve dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, ai nuk e humbet mandatin e tij, sepse ka pasur arsye për mungesat. /ZOOM.AL/