zoom

Aktualitet

GJKKO i ndalon daljen jashtë vendit Beqjas, SPAK i bllokon pasaportën! Si u denoncua skandali

Masa “detyrim paraqitjeje” që ka dhënë GJKKO sot parashikon që ish-ministri Ilir Beqja të paraqitet të paktën një herë në javë në SPAK. Gjithashtu ka kufizim të pjesshëm lirie, edhe pse në gjendje të lirë.

Pra sekuestrim të pasaportës dhe ndalim të daljes jashtë vendit, deri në një vendim të dytë të drejtësisë. Në paraburgim gjenden prej muajit gusht, ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Në muajin qershor SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin. Çështja u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

KLSH ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. /ZOOM.AL/