Aplikacion
Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë për të majtët, Luiza Mandi, u dënua sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg. Ndërkohë duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ajo kryen vetëm 8 muaj izolim nëse do mbetet në fuqi edhe nga Apeli.
Ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës, akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe gjykimi u bë në gjendje të lirë.
Lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës, i njëjti rast si në Dimal, ish-Ura Vajgurore.
Mandi nuk rikandidoi në vitin 2023 për kryebashkiake, por edhe pasardhësi i saj, Leonard Hide, gjendet dyerve të SPAK, i pandehur në proces gjyqësor për kohën kur ishte shef Komisariati, duke lejuar kultivimin e hashashit në parcela në vitet 2016-2017.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin. Një nga rastet e denoncuara në meida ishte edhe autorizimi i mandit për punësimin e djalit të saj si shofer të institucionit, një rast i pastër nepotizmi, teksa u publikua edhe dokumenti. /ZOOM.AL/