zoom

Politikë

Gjithmonë bastion i PD-së, përse u humb Shkodra?

Shkodra ka qenë gjithmonë një bastion i PD-së, përse këtë herë balancat ndryshuan? Duket se arsyet që fshihen pas janë të shumta.

Fillimisht duhet thënë se kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia, i cili rikandidoi nën logon e “Bashkë Fitojmë” nuk pati mbështetje të dukshme nga partia e tij, duke u lënë i vetëm gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë nga ana tjetër, Partia Socialiste organizoi gjithë administratën për ta siguruar fitoren në këtë bashki.

Pas përfundimit të procesit të votimit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” hodhi akuza se persona me precedentë kriminale kanë qëndruar pranë qendrave të votimit. Ai gjithashtu u shpreh se struktura të krimit të organizuar kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.

Duke mos ia lënë kurrsesi në dorë fatit, e majta u sigurua të ofronte një show ndikues edhe përmes personazhit më të klikuar VIP të momentit, Luiz Ejlli, i cili loboi haptazi pro Benet Becit, duke e paraqitur këtë të fundit si ndër të paktët njerëz që i shtrinë dorën dhe e ndihmuan në ditë të vështira. Loja e emocioneve vazhdoi dhe pas daljes së tij nga Big Brother VIP, ku i shfaqur në krah të Becit, nxiti fansat e tij ta votonin.

Sipas rezultatit paraprak, kandidati i PS-së ka kaluar në avantazh të thellë kundrejt Bardh Spahisë.

Benet Beneci deri më tani ka siguruar 27.305 vota ose 59.8%. Ndërsa Bardh Spahia ka marrë 18 354 vota 40.2%./ Zoom.al