Aplikacion
Gjiknuri: Ju keni qenë dëshmitarë të propozimeve tona, për të diskutuar me të gjitha grupet parlamentare, ua lamë atyre në dorë që të dilnin me një apo disa kandidatë, preferuan diplomacinë e megafonit.
Emri i presidentit do të diskutohet sot në Kryesi, dhe natyrshëm që do të merren edhe mendimet e deputetëve. Të gjithë emrat janë në konsideratë, kryesia do të marrë sot një vendim në lidhje me propozimet përkatëse, ne shpresojmë se do të kemi një president nesër.
Nuk do të ishte etike për mua që të përmend emra, nuk është e thjeshtë që të luash me emrat. Mos u bëni të padurueshëm, sot pasdite do të mësoni emrin e kandidatit, që do të jetë shumë dinjitoz.