Aplikacion
Gjiknuri i tha Bardhit se ai po shpifte, ndërsa iu përgjigj dhe pyetjes së tij për udhëtimet në Maltë në banesën e Mirel Mërtirit.
Ish-ministri i Energjitikës tha se vetëm një herë ka qenë në Maltë, dhe nëse i gjen edhe udhëtimin e dytë ai do lërë mandatin e deputetit. Por nëse udhëtimin e dytë në Maltë, nuk e konfirmon dot, do ishte Bardhi ai që do ikte nga Kuvendi.
“Në fakt nuk doja që ta merrja fjalën dhe krejt rastësisht dëgjova emrin tim këtu. Por ju keni probleme zotëri. Para disa vitesh kur isha ministër keni bërë një interpelancë për këtë çështje. Ju problemin e keni me inceneratorët dhe kontratat për inceneratorët apo me personat.
E dyta, në ato kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka asnjë rol, kështu që mos i ngatërroni gjërat. E treta nuk mund të thuash se ato janë kontrata të gabuara, nuk jam nga ata që them se s’kam firmosur unë e s’mbaj unë përgjegjësi dhe nuk është bërë mirë vendi.
Për skemën ekonomike që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund. S’kam asnjë problem me to. Ama të përmendësh këtu shpifje, jo Malta, jo ato… Kjo është joetike për ty njëherë që mbahesh si jurist, kështu që ti Gaz kaq e ke. Edhe në jetë atë udhëtim ke pasur.
Maksimumi do rrish tek hija e tij sa të qëndrojë dhe ai në krye se të tjerët e kanë marrë në dorë këtë punë dhe do të harrohesh edhe ti bashkë me ta.
Kështu që mos u mundo të ndërtosh karakterin politik mbi shpifje. Po ta them publikisht. Nëqoftëse gjen se kam vizituar më shumë se 2 herë, se njëherë e kam vizituar zyrtarisht MAltën kur kam qenë ministër. Kjo është e vërtetë.
Po gjete 2 udhëtime të miat në Maltë, o unë iki nga kjo sallë o ti. Dil publikisht e thuaj. 1 kam qenë, në tetor të vitit 2017 ose 2018. Një udhëtim. Nëse gjen të dytin në Maltë, ti do ikësh jo unë. Dil këtu publikisht”, deklaroi Gjiknuri.