zoom

Lajme

Gjesti përplas dy produksionet pas hyrjes në BBVA, vendimi i papritur që mori BBVK ndaj këngëtarit

Gjesti befasoi teksa u shfaq mbrëmjen e së martës si konkurrenti më i ri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ai kaloi nga izolimi në izolim, pa kaluar ende 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova.

Dhe ky vendim duket se ka shkaktuar përplasje edhe mes vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, në një postim në rrjetet sociale hodhi kunja ndaj televizonit TCH ku edhe u bë e njohur.

“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a. Sfilitesë”, shkroi ajo, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën e jetës në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

Por, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.

Postime të lidhura