zoom

Lajme

Gjesti arratiset nga BBV duke kapërcyer murin? Ngrihen dyshime në rrjet

Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Po ashtu raportohet se banorëve u janë fikur mikrofonët. Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e G-Banit dhe Jozit, teksa Rozana me ironi është shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te Blloku”!

Gjesti një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në BBVK.

Ai pati dalë teknikisht jashtë shtëpisë duke u futur te zona e koshit të mbeturinave që është jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.

@bigbrother.al4 Gjesti ka kaluar murin e shtepis se Big Brother VIP!!! #bigbrothervipalbania #gjesti #viral #fyp ♬ original sound – bigbrother.al4

Postime të lidhura