Aplikacion
Këshilli i Ministrave ndërkohë ka vendosur të zgjasë edhe një vit mandatin e ushtarëve gjermanë në KFOR, teksa ka kufizuar numrin e personelit në 400 persona në total.
Numri i ushtarëve gjermanë që ndodhen me mision në Kosovë është 290. Vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të miratohet nga Parlamenti Federal, raportuan mediat kosovare.
Ushtria gjermane ndodhet në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999. Në Kosovë ndodhen gjithsej 4.800 ushtarë nga 28 vende. /ZOOM.AL/