Aplikacion
Partitë e tjera gjermane kanë kërkuar që në marrëveshje të specifikohet edhe dakordësia me vendet e origjinës. Ndërkaq, qeveria gjermane do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar finalizimin e këtyre marrëveshjeve. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, konsultimet në qeverinë federale “janë ende në proces”.
Shqipëria vijon të renditet krahas Sirisë sa i përket numrit të azilkërkuesve. Sipas raportimeve të Ministrisë Brendshme në vitin 2021 ka pasur gjithsej 11,982 dëbime, ku shumica e rikthimeve të vitit të kaluar ishin nga Gjeorgjia dhe Shqipëria. 1116 persona u detyruan të largohen duke u transportuar me avion drejt Gjeorgjisë dhe 908 të tjerë u dërguan në Shqipëri.
Në 470 raste, personat që vinin nga Siria dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani u deportuan vitin e kaluar, në vende të tjera në të cilat ata kishin qenë më parë.
Por deportimet më të mëdha janë kryer nga shteti federal i Vestfalisë, ku janë deportuar 2900 azilkërkues.
Kur mori detyrën në vitin 2018, ministri Seehofer bëri të ditur se donte që rikthimet në vendin e origjinës të kryheshin në mënyrë të planifikuar. Në fakt, numri vjetor i dëbimeve madje ra gjatë mandatit të tij – edhe para fillimit të pandemisë, shkruajnë mediat gjermane. Ndërsa tani do të ketë marrëveshje të re për të kryer rikthimin masiv të azilkërkuesve, veçanërisht të personave të rrezikshëm apo kriminelëve.