Aplikacion
“Gifay, ministre e Financave e qeverisë lokale dhe anëtare e Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Solz, u plagos lehtë në sulm”, tha policia dhe zyra e prokurorisë lokale.
Në njoftim thuhet se një burrë e ka goditur atë në kokë dhe qafë me një çantë që kishte diçka ende të paidentifikuar dhe më pas është larguar me vrap. Në deklaratë shtohet se Gifay u dërgua në spital për të trajtuar dhimbjet, ku qëndroi pak kohë. Incidenti vjen pas thirrjeve për mbrojtje më të madhe policore për politikanët në Gjermani pas një sërë sulmesh verbale dhe fizike ndaj politikanëve të rangut të lartë.
Katër adoleshentë janë duke u marrë në pyetje pasi një eurodeputet gjerman u rrah dhe u shtrua në spital teksa po vendoste postera të fushatës në Dresden, Gjermaninë Lindore. Anëtarët e shquar të të Gjelbërve, partia në koalicion me socialdemokratët e Solz-it në nivel federal, janë përballur gjithashtu me protesta agresive këtë vit ndërsa Gjermania mban një seri zgjedhjesh lokale mes mbështetjes në rritje për të djathtën ekstreme. /ZOOM.AL/
German Interior Minister Nancy Faeser says she will work on plans to ensure safe campaigning for politicians ahead of crucial upcoming elections.
It comes after a brutal attack on Matthias Ecke, a candidate for the Social Democrats in the European elections. pic.twitter.com/hJ3S93MixN
— DW Politics (@dw_politics) May 6, 2024
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës