zoom

Bota

Gjermania merr vendimin ekstrem: Nuk ka para për të pavaksinuarit që karantinohen

Gjermania do të ndalojë pagesën e kompensimit për punëtorët e pavaksinuar, të cilët mund të jenë të detyruar të futen në karantinë në rast infektimi apo kthimi nga shtetet me riks të lartë.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se është e padrejtë të kërkohet nga taksapaguesit të subvencionojnë ata që refuzojnë të vaksinohen.

Rregullat, të cilat do të zbatohen nga qeveritë e 16 shteteve federale të Gjermanisë, do të hyjnë në fuqi deri më 11 tetor.

Rregullat e reja do të prekin njerëzit që rezultojnë pozitivë për virusin dhe ata që kthehen nga udhëtimet në vendet e përcaktuara me “rrezik të lartë” për COVID-19, të cilat tani përfshijnë Britaninë, Turqinë dhe pjesë të Francës.

Udhëtarëve të pavaksinuar nga vende të tilla u kërkohet të karantinohen për të paktën pesë ditë. Ata që janë vaksinuar ose janë shëruar kohët e fundit nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.

Vaksinimet nuk janë të detyrueshme në Gjermani, por autoritetet po vështirësojnë jetën atyre që refuzojnë vaksinën.

Gjermania ka vaksinuar plotësisht 74% të të rriturve, ndërsa, në total, BE ka vaksinuar 72.3% të popullsisë./ Reuters

Postime të lidhura