Aplikacion
Në takimin e zhvilluar në Moskë, Scholz deklaroi se është detyrë e liderëve botërorë që të shmangin konfliktet ushtarake, ndërsa përsëriti se për Gjermaninë, integriteti territorial i Ukrainës është i panegociueshëm.
“Nevojitet një veprim kurajoz dhe i përgjegjshëm nga të gjithë. Për gjeneratën time, lufta në Evropë është kthyer në diçka të paimagjinueshme dhe duhet të sigurohemi që gjërat të mbeten kështu. Si krerë shtetesh dhe qeverish është detyra dhe përgjegjësia jonë të parandalojmë çdo përshkallëzim në Evropë”, tha kancelari gjerman.
Nga ana tjetër, presidenti Putin, pasi akuzoi NATO-n se u dha jetë konflikteve të përgjakshme në vitet ‘90 në Ballkan, përsëriti se Rusia nuk do të lejojë kurrë që NATO të vendoset në kufijtë e saj.
Ai theksoi se vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga lindja e Ukrainës krijon hapësira për bisedime me Perëndimin, por shtoi se epilogu i krizës ukrainase është i paqartë.
“Si do të veprojë Rusia këtej e tutje? Sipas planeve të saj. Si do të hartohen këto plane? Në bazë të situatës aktuale. Kush mund të thotë se çfarë rrjedhe do të marrin zhvillimet? Askush. Varet vetëm nga ne. Por ne do të vazhdojmë të përpiqemi të biem dakord me partnerët tanë për kërkesat e ngritura në rrugë diplomatike”, tha presidenti Putin.
Më tej, Putin akuzoi palën ukrainase se po kryen gjenocid ndaj qytetarëve rusë në rajonin e Donbasit.
Rama nis konsultimet për mbylljen e TikTok-ut nga shkolla “Sami Frashëri”: Sistem monitorimi