Aplikacion
Por, organizatat joqeveritare luftuan pa u lodhur për një version të ri dhe më strikt të ligjit, duke ia arritur qëllimit.
“Sa i takon ligjeve të transparencës për deputetët, Gjermania deri tani ka qenë e fundit në renditjen evropiane. Struktura anti-korrupsion në Këshillin e Evropës e ka kritikuar shpesh herë Gjermaninë, pasi nuk ka vepruar si duhet krahasuar me vendet e tjera të BE-së”, tha Clara Helming, aktiviste.
Përpara skandaleve, si për shembull ai kur ligjvënësit mbushën xhepat gjatë pandemisë së COVID, duke ndërmjetësuar marrëveshje të fshehta, ndërveprimi nuk ishte i mundur.
“Në vende të tjera evropiane, ku ka rregulla më të forta transparence, janë zbuluar skandale të mëdha. Kjo ka ndodhur për shembull në Britani, ose në Francë. Por ajo që Franca bëri më mirë, pas skandalit të vitit 2013, kur i bëri rregullat më të forta, ishte futja në fuqi e një instance kontrolli”, deklaroi Helming.
Problemi konsiston në faktin se në Gjermani ligjvënësit kontrollojnë vetveten përmes kryetarit të Parlamentit, që është gjithashtu deputet. Ai supozohet të vendosë për anëtarët e partive. Sidoqoftë, vetë kryetari nuk kontrollohet. Ëolfgang Schäuble është aktualisht kryetar i Bundestagut, që prej 2017-s.
“Edhe deri tani kishte rregulla, por nuk ishin të forta sa duhet dhe nuk zbatoheshin. Shumica e procedurave ndiqeshin në mënyrë të brendshme nga Bundestagu dhe publiku nuk merrte vesh asgjë për ta. Kemi frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me rregullat e reja”, shprehet aktivistja.
Gjatë mandatit aktual të kryetarit të Bundestagut, shkeljet u sanksionuan vetëm një herë.