zoom

Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në liqenin e Komanit

Një person u gjet i vdekur mesditën e kësaj të diele në liqenin e Komanit.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me të.

Trupi i pajetë është nisur drejt morgut, për të kryer një ekspertizë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse personi është mbytur, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo është vrarë dhe më pas është hedhur në liqen.