Aplikacion
Krahas trupit të multimilionerit Vladislav Avayev, 51 vjeç ishte gruaja e tij shtatzënë Yelena, 47 vjeç dhe vajza më e vogël Maria, 13.
Trupat, të gjithë me plagë nga armë zjarri, u gjetën nga vajza e rritur e çiftit, Anastasia, kur ajo hapi me forcë dorën, pasi nuk arriti të komunikonte mr familjen e saj. Policia thotë se ka nisur një hetim dhe po merr të gjitha dëshmitë e nevojshme. Vajza e tij, Anastasia mësohet t’u ketë thënë oficerëve se arma kishte qenë në dorën e babait të saj në momentin që ajo i gjeti të pajetë.
Avayev ka punuar më parë si një ekzekutiv i lartë në Gazprombank, një pjesë kyçe e skemës së Vladimir Putin-it të gazit për rubla për të kundërpërgjigjur sanksionet perëndimore, në të cilat Putini kërkoi nga kompanitë e huaja të hapnin një llogari me bankën.
Më parë ai kishte qenë nënkryetar i një departamenti të madh në administratën e Kremlinit të Putinit. Ai ishte i pasur nga kompania e tij e ndërtimit.
Një teori është se ai e ka kryer vetë krimin, pasi dyshonte se e shoqja ishte shtatëzëne nga shoferi i tij.
Megjithatë, raportet janë të paqarta nëse gruaja e vdekur ishte shtatzënë. Llogari të tjera sugjerojnë se ish-bankieri i pasur kishte zbuluar se gruaja e tij kishte një lidhje dhe shoferi kishte dhënë dorëheqjen.
Një fqinje e çiftit mësohet të ketë thënë:
“Ndoshta ishte për shkak të sanksioneve, të gjithë janë në depresion, disa janë të gatshëm të shkojnë në masa ekstreme”.
Atentati ndaj Hajrullës, dënohet me burg porositësi Leonard Luzi. Kërcënon Nikollin në gjyq