zoom

Aktualitet

Gjendet e pajetë dhe në rrethana të mistershme punëtorja 47-vjeçare e pularisë në Shijak

Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në ambientin e biznesit (pulari) ku punonte, në Shijak.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja me iniciale R.D., e cila dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Por do të pritet edhe autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të konkluduar shkakun zyrtarisht.

“Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. /ZOOM.AL/