zoom

Bota

Gjendet avioni i zhdukur në Kroaci, por mbetet ende mister fati i 4 pasagjerëve

Janë gjetur disa mbetje nga avioni privat Cessna, që u zhduk ditën e djeshme në Kroaci, me 4 pasagjerë në bord.

Sipas mediave kroate, disa pjesë të krahëve dhe të bishtit të mjetit fluturues janë gjetur në zonën e Brocanacit, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e 4 pasagjerëve, një zviceran, dy gjermanë dhe një kroat.

Avioni u zhduk ditën e djeshme, teksa ishte nisur nga Spliti me destinacion Gjermaninë. Vetëm pak momente pas nisjes avioni lëshoi një alarm për ndihmë, por më pas humbi kontaktet me kullën dhe ekipin e aeroportit.

Terreni ku janë gjetur mbetjet është i vështirë dhe kjo ka krijuar probleme për ekipet e kërkim-shpëtimit.